75 Mall Live Search
07:58 / E Premte, 21 Nëntor 2025 / G T

Legjenda italiane, Bonomi komenton shortin: Kosova ka lojtarë cilësorë, është kundërshtar i fortë…!

Kombëtarja e Kosovës dje në Zyrih mësoi shortin për play-offin e Kupës së Botës 2026 dhe si kundërshtar të gjysmëfinales do ta ketë Sllovakinë.

Simone Bonomi, një ish-lojtari i shumë skuadrave italiane – tani është asistent te Sllovakia foli për shortin, shkruan Indeksonline

Ai e cilëson Kosovën si kundërshtar të fortë – me yje si: Rrahmani, Muriqi dhe Vojvoda.

“Kosova padyshim është një kundërshtar i pakëndshëm. Ata mposhtën dy herë Suedinë në kualifikuese, fituan edhe kundër Sllovenisë.

“Ata kanë lojtarë shumë të mirë, si Rrahmani, Muriqi dhe Vojvoda. Për herë të parë duan kualifikimin në Kupën e Botës, gjë që do u japë lojtarëve të tyre më shumë entuziazëm.

“Fakti që ne luajmë në shtëpi mund të jetë një avantazh”, u shpreh Bonomi

Kujtojmë që kjo ndeshje zhvillohet gjatë muajt mars të vitit 2026.//Indeksonline//