75 Mall Live Search
13:22 / E Shtunë, 18 Maj 2024 / Gj. Sh

Legjenda kroate, Vllado Kasalo, po qëndron në Kosovë, do të marrë te Dinamo Zagrebi disa futbollistë

Legjenda e futbollit kroat, Vllado Kasalo, njëherit edhe personi shumë i afërt me presidentin e Dinamo Zagerbit, Velimir Zajec, po qëndron në Kosovë.

IndeksOnline mëson se ai ka vizituar një kompani kosovare që merret me skautim të futbollistëve.

Kasalo ka arritur marrëveshje me kompaninë në fjalë, dhe pritet të transferojë disa futbollistë të rinj në Dinamo të Zagrebit gjatë afatit kalimtar veror./IndeksOnline/