75 Mall Live Search
09:44 / E Premte, 30 Maj 2025 / G T

Legjenda Lahm: Interi meriton respekt, shkuan në finale, duke eliminuar gjigantët

Po afrohet finalja e madhe e UEFA Champions League mes Interit dhe Paris Saint-Germainit.

Legjenda e futbollit gjerman, Philipp Lahm gjatë një interviste ka folur për skuadrën italiane, shkruan Indeksonline

Lahm thotë se Interi meriton respekt maksimal, sidomos këtë vit, pasi eliminoi gjigantët e futbollit.

“Jam shumë i lumtur që Interi arriti në finale për herë të dytë brenda tre vjetëve. Në vitin 2023, kishte një fat në short, por këtë vit ata eliminuan gjigatët, si Bayern dhe Barcelona. Meritojnë shumë respekt”, u shpreh Lahm

Kujtojmë se nesër (e shtunë) zhvillohet finalja në “Allianz Arena” mes skuadrës italiane dhe franceze./Indeksonline/