Legjenda Schmeichel: Ma sjellni Amorimin këtu t’i jap një puthje!

Skuadra e Manchester Unitedit ka shënuar fitore të madhe 1:2 ndaj Liverpoolit, në ndeshjen e vlefshme për javën e tëtë në Premier League.
Qysh në minutën e dytë, mysafirët treguan se kanë udhëtuar për pikë të plota – pasi për 0:1 shënoi sulmuesi, Mbeumo, shkruan Indeksonline
Në pjesën e dytë, “The Reds” shënuan për 1:1 me Cody Gakpo.
Kur u mendua se Liverpooli do të shënoj golin e fitores, erdhi befasia nga Harry Maguire – i cili shënoi për 1:2 në minutën e 83’të.
Legjenda e futbollit, Peter Schmeichel nga stadiumi “Anfield” dha një deklaratë të fortë në mbështetje të trajnerit, Ruben Amorim.
Ai kërkoi që ta ketë trajnerin portugez në tavolinën ku po bënin analizat.
“Ma sjellni Ruben Amorimin këtu në tavolinë, ju lutëm – dua t’i dhuroj një puthje”, u shpreh Schmeichel
Me këtë fitore, Manchester Unitedi shkon në kuotën e 13 pikëve në pozitën e 3-të, kurse Liverpooli vazhdon me humbje në tri ndeshjet e fundit, por mbetet në pozitën e 3-të me 15 pikë./Indeksonline/