Legjenda Schumacher, ende po lufton me jetë!
Ende nuk dihet mirë gjendja e legjendës së Ferrarit, Michael Schumacher.
Tani për tani, dyshohet se 48-vjeçari është në gjendje të keqe dhe të palëvizshme, transmeton IndeksOnline.
“Michael është ende me ne, ai po lufton. Por ne e kemi humbur atë shumë”, tha ish-shefi i tij te Ferrari, Jean Todt.
“Ne të gjithë e dimë se Michael do donte të ishte këtu me ne, të gjithë e dimë se si ai e vlerësonte këtë sport”, tha agjenti i tij Sabina Kem.
Schumacher u bë kampion botë për herë të shtatë, ai është mbajtës i rekordeve në Formula 1../IndeksOnline/