75 Mall Live Search
15:07 / E Premte, 28 Nëntor 2025 / G T

Legjenda Veron pezullohet nga futbolli, u tha lojtarëve të tij të mos e respektonin “Gardën e Nderit”

Juan Sebastian Veron, presidenti i Estudiantes de La Plata, është pezulluar për gjashtë muaj nga të gjitha aktivitetet e lidhura me futbollin pasi akuzohet se u dha lojtarëve urdhërin që të kthenin shpinën gjatë “Gardës së Nderit” për kampionët e saposhpallur të Rosario Central.

Incidenti ndodhi para ndeshjes së fundit të sezonit dhe u konsiderua nga AFA si një akt proteste i qëllimshëm dhe i papranueshëm. Përveç Veron, disa lojtarë të Estudiantes u ndëshkuan me pezullime më të lehta, ndërsa kapitenit iu hoq përkohësisht shiriti i kapitenit, shkruan Indeksonline

Klubi Estudiantes doli në mbrojtje të legjendës Veron duke deklaruar se veprimi ishte një protestë ndaj mënyrës se si Rosario Central u shpall kampion, të cilën e quajtën të padrejtë./Indeksonline/