75 Mall Live Search
11:36 / E Diele, 14 Shtator 2025 / Gj Sh

Legjendat e futbollit bashkohen në Seoul

Në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seoul, është zhvilluar një takim i veçantë mes emrave të mëdhenj të futbollit botëror.

Rikardo Kaka dhe Alessandro Nesta, legjenda të Milanit, janë takuar me ish-yjet e Liverpoolit, Steven Gerrard e John Arne Riise, si dhe me trajnerin Rafa Benitez, shkruan IndeksOnline.

Ky takim ka ngjallur nostalgji të madhe tek tifozët, duke sjellë në kujtesë duelet epike mes Milanit dhe Liverpoolit në finalet e paharrueshme të Ligës së Kampionëve.

Për shumë dashamirës të futbollit, këto figura mbeten ikona që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e sportit më të ndjekur në botë./IndeksOnline/