“Legjendat” në përkrahje të Batatinës: Duhet të keni respekt së pari për kontributin e tij për atdhe e pastaj në futbollin kosovar

Ultrasit e klubit të Llapit “Legjendat” kanë reaguar pasi që “Xhebrailat” e Ballkanit dje ofenduan trajnerin, Tahir Batatina gjatë ndeshjes.
Me anë të një postimi “Legjendat” u shprehën se “Xhebrailat” duhet të kenë respekt së pari për kontibutin e tij për atdhe pastaj në futbollin kosovar, transmeton Indeksonline.
“Tahir Batatina -Njeriu qe KF Llapi, gezon suksesin e trofet e saj nder vite, jemi ne perkrahjen tende sepse ke qen per ne, gjithashtu edhe kontribues ne luften e fundit ne Kosove, duhet te keni respekt se pari per kontributin e tij per atdhe e pastaj ne futbollin kosovar. Legjendat,Llapi”, thuhej në postimin e tyre./Indeksonline/