13:59 / E Enjte, 14 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Legjislatura e re e Kuvendit sipas moshës, mesatarja 44- vjeçare

Më 6 tetor në vendin tonë u mbajtën zgjedhjet parlamentare, derisa sovrani shfryzëoi të drejtën për të votuar.

Nga këto zgjedhje fituese doli të jetë Lëvizja Vetëvendosje, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ndërsa sipas votave e trata u rendit Partia Demokratike e Kosovës.

Pos që sovrani vendosi për ndryshime, zgjodhi edhe përfaqësuesit e tyre, përcjell Indeksonline.

Në legjislaturën e re do të shohim emra të rinj në të gjitha subjektet politike.

Alert Krasniqi, njohës i punës së Kuvendit ka treguar mosha mesatare e deputetëve të legjislaturës VI do të jetë ajo 44- vjeçare.

“Mosha mesatare e deputetëve sipas subjekteve politike:

VV: 38 vjeç
LDK: 43 vjeç
PDK: 44 vjeç
AAK: 46 vjeç

Deputeti më i vjetër në moshë do të jetë Jahja Koka (71), ndërsa deputetja më e re në moshë do të jetë Fjolla Ujkani (22). Që të dy këta deputetë janë nga VV-ja dhe pritet të kryesojnë seancën konstituive të Kuvendit”, ka shkruar Krasniqi./Indeksonline/