75 Mall Live Search
11:09 / E Enjte, 10 Dhjetor 2020 / k.v

Legjislatura e shtatë e dobët sa i përket vendimmarrjes, pakënaqësi për gjuhën e përleshjet fizike

Demokracia për Zhvillim (D4D) ka mbajtur konferencën më7 temë: “Analizë mbi veprimtarinë e Kuvendit të Kosovës në periudhën 2019-2020”.

Allen Meta nga D4D-ja tha se me qëllim sqarimin e rolit të Kuvendit për qytetarët, që nga viti i kaluar janë edhe duke monitoruar punën e këtij institucioni.

“Që nga viti 2019 është bërë monitorimi i Kuvendit të Kosovës në bazë të se cilës është bërë matja kualitative e kuantiative e punës së Kuvendit. D4D do të sqarojë sa më shumë rolin e Kuvendit për qytetarët”.

Kurse autori i punimit Albert Krasniqi, ka paraqitur të dhënat, duke thënë se legjislatura e tanishme është e dobët sa i përket vendimmarrjes.

Sipas tij, PDK-ja ka qenë opozitë bashkëpunuese, përderisa VV-ja më shumë opozitë kritikuese.

“Ligji për rimëkëmbjen ekonomike vazhdoi për 9 tentativa që u votua tek në sesionin vjeshtor e po ashtu çështja e dialogut janë prej temave që u diskutuan më së shumti në Kuvend”.

“PDK-ja një opozitë bashkëpunues dhe që ka propozuar edhe amendamente kurse VV-ja më shumë një opozitë kritikuese”.

“Legjislatura e tanishme është e dobët sa i përket vendimmarrjes, ndryshe prej legjislaturës së kaluar. Menaxhimi i punës së Kuvendit ka qenë pikë e dobët e legjislaturës së kaluar, por që në legjislaturën aktuale qëndron më mirë”.

Ai më tej ka shtuar se në legjislaturat e fundit është rritur numri i komisioneve hetimore, por që duhet që të paraqiten raportet për punën e bërë.

Krasniqi tha se në Kuvend është përdorur gjuhë joparalentare, madje edhe përleshje, gjë që ka quar në pakënaqësi te qytetarët.

“Janë mbajtur 24 seanca brenda legjislaturave, por që në legjislaturën e tashme ka pasur më shumë seanca plenare”.

“Legjislatura e kaluar ka mbajtur një numër të madh të seancave të jashtëzakonshme për shkak se kishte çështje që nuk prisnin kohë dhe kjo formë u përdor si mënyrë”.

“Komisionet hetimore parlamentare kanë filluar të shtohen gjatë këtyre dy legjislaturave. Në legjislaturës e kaluar u dorëzohen raporte nga to kurse kjo legjislaturë duhet të ndjekë këtë praktikë”.

“Është përdorur gjuhë joparlamentare në Kuvend. Madje ka pasur edhe përleshje në legjislaturën e kaluar, gjë kjo që ka quar në pakënaqësi te qytetarët”.