Lehmann shënon golin e fitores në ndeshjen e legjendave të Arsenalit dhe Real Madridit
Portieri, Jens Lehmann e shënoi penalltinë e fitores në ndeshjen ku legjendat e Arsenalit mposhtën Real Madridit në ”Emirates Stadium” të shtunën.
Lehmann së fundmi u largua nga posti i trajnerit të portierëve pas largimit të Arsene Wenger.
Dhe tani ai sot ka marrë pjesë në këtë ndeshje bamirësie, e cila ishte organizuar nga Fondacioni i Arsenalit.
Në mesin e lojtarëve që u paraqitën për Arsenalin ishin edhe Ray Parlour, Nigel Winterburn, Tomas Rosicky dhe Robert Pires./IndeksOnline/