Lehtë, bukur dhe saktë – City kalon në çerekfinale

Manchester City ka kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Skuadra e drejtuar nga Guardiola ka mposhtur Borusia Monchengladbach me rezultat 2-0 dhe me rezultat të përgjithshëm 4-0.
Të dy golat anglezët i shënuan në pjesën e parë të takimit.
Golin e parë në ndeshje e shënoi Kevin De Bruyne në minutën e 12-të.
Rezultatin e dyfishoi Ikay Gundogan në minutën e 18-të të ndeshjes. /IndeksOnline/