75 Mall Live Search
20:06 / E Enjte, 28 Gusht 2025 / Gj Sh

Lehtësohet kualifikimi për Dritën, skuadra e Differdanges mbetet me një futbollist më pak

Ka filluar ndeshja mes Differdanges dhe Dritës, e vlefshme për play-offin e Conference League.

Kampioni i Kosovës do ta ketë më të lehtë tashmë kualifikimin në fazën e grupeve, pasi futbollisti i Differdanges, Andreas Buch u ndeshkua me karton të kuq, qysh në minutën e tretë.

Kujtojmë që Drita ka epërsi nga ndeshja e parë, pasi ka fituar me rezultat 2-1./IndeksOnline/