Lehtësohet qarkullimi në rrugën Drenas–Komoran, niveli i ujit ka rënë
Rruga Drenas–Komoran është lehtësuar për qarkullim, pasi niveli i ujit ka rënë dhe aktualisht është e kalueshme për automjetet.
Institucionet u bëjnë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të respektojnë shiritat për ndalim të qarkullimit në disa rrugë dhe në afërsi të urave, ku ende mund të ketë rrezik.
Po ashtu, është shprehur falënderim për qytetarët që kanë respektuar udhëzimet e organeve kompetente, si edhe për të gjithë kontribuuesit që kanë ndihmuar në lehtësimin e situatës së krijuar nga vërshimet e përmasave të mëdha në Komunën e Drenasit.

