Leicester befason Evertonin në ndeshjën e parë të vitit 2019
Ka përfunduar ndeshja e parë e luajtur për këtë vit në Premierligën angleze.
Leicester City e ka befasuar Evertonin duke e mundur në ‘Goodison Park’ në kuadër të xhiros së 21-të.
Goli i vetëm (dhe i fitores) në këtë takim u shënua nga sulmuesi anglez Jamie Vardy, në minutën e 58-të të ndeshjes.
Tani Leicesteri është në pozitën e shtatë me 31 pikë, kurse, Evertoni me 27 pikë është në pozitën e 10-të.
Sot zhvillohen edhe dy takime tjera: Arsenal – Fulham nga ora 16:00 dhe Cardiff City – Tottenham nga ora 18:30.