00:02 / E Diele, 28 Tetor 2018 / indeksADMonline

Leicester City del me njoftim zyrtar pas aksidentit tragjik

Leicester City ka bërë një njoftim zyrtar pas aksidentit tragjik të ndodhur më herët, ku helikopteri i presidentit të Leicester City është rrëzuar pranë stadiumit.

Ky është njoftimi zyrtar i klubit: “Ne po asistojmë policinë e Leicestershire dhe shërbimet emergjente lidhur me incidentin e rëndë në King Poëer Stadium – klubi do të lëshojë një deklaratë më të detajizuar kur të vërtetohen informacionet shtesë”

Ende nuk dihet asgjë për fatin e presidentit të klubit, ndonëse disa raporte ( jo zyrtare ) thonë se ai, drejtori sportiv i klubit dhe piloti kanë vdekur. /IndeksOnline/