Leicester City thyen rekord për transferime
Leicester ka thyer rekordin e saj për transferime, pasi që ka transferuar Youri Tielemans nga Monako.
Ky lojtar ka qenë pjesë e Leicester City vetëm në formë huazimi, kurse tani është blerë nga kjo skuadër me një shumë që besohet të jetë rreth 40 milionë funte, e që është transferimi më i shtrenjtë për këtë skuadër deri më tani, përcjell Indeksonline.
22-vjeçari ishte përfolur për një transferim të mundshëm në Manchester United.
Ai pas nënshkrimit të kontratës me klubin anglez tregoi se “Është një ndjenjë e madhe për të nënshkruar për këtë klub. Që kur kam ardhur në huazim sezonin e kaluar, të gjithë lojtarët, stafi dhe tifozët kanë qenë fantastik me mua, prandaj jam i kënaqur që jam në gjendje të bëhem një lojtar i Leicester City”./Indeksonline/.