75 Mall Live Search
17:24 / E Diele, 13 Shtator 2020 / indeksADMonline

Leicester e “shkel” WBA-në, Vardy e nis sezonin me dy gola

Skuadra e Leicester e ka nisur në mënyrë perfektë sezonin e ri të Premier Ligës.

“Dhelprat” kanë arritur të mposhtin me rezultat 0:3 skuadrën e sapo inkuadruar në Premier Ligë, WBA, transmeton Indeksonline.

Golat për ekipin e Leicester i shënuan: Casagne (57’) dhe Vardy(73’, 83’).

Skuadra e Leicester duket se do të garoj përsëri për top 4-she këtë sezon./Indeksonline/