Leicester fiton 5 milionë euro nëse City shpallet kampion
Sonte luhet ndeshja që me shumë gjasë do të jetë vendimtare për fatin e titullit të Premeirligës.
Manchester City është mysafir i Leicesterit në ndeshjen e xhiros së parafundit, shkruan Indeksonline.
Me fitore skuadra e Guardiolës do të merrte kryesimin, çdo rezultat tjetër i jep avantazh Liverpoolit.
Që City të shpallet kampion i përshtatet edhe kundërshtarit të sotëm, Leicester City i cili do të fitonte 5 milionë euro.
Me rastin e transferimit të Ryad Mahrez në “Ettihad”, Leicester do të fitonte atë shumë si formë bonusesh nëse Gurdiola arrin ta shpall kampion skuadrën.
Ky mund të jetë një arsye që ish-kampionët të mos përdorin të gjithë potencialin për këtë ndeshje. /IndeksOnline/