Leicester gjunjëzohet para Arseanlit në minutat e fundit, ”Topçinjtë” marrin tre pikë të rëndësishme

Arsenali ka shënuar fitoren e tretë radhazi në Premierlugë, duke marr tre pikë të rëndësishme në luftën për titull.
Në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të, ”Topçinjët” e mposhtën në udhëtim skuadrën e Leiceste Cityt, me rezultat 0-2, shkruan IndeksOnline.
Të dy golat u shënuan nga futbollisti spanjoll, Mikel Merino, në minutat 81′ dhe 87′.
Me këtë fitore, Arsenali shkon në kuotën e 53 pikëve dhe renditet në vendin e dytë në tabelë, me katër pikë prapa Liverpulit.
Në anën tjetër, Leicester po lufton për mbijetesë, pasi renditet në vendin e 18-të, me 17 pikë./IndeksOnline/