18:06 / E Hënë, 28 Dhjetor 2020 / OSH

Leicester i bën “nder” Liverpoolit, barazon me Crystal Palacen

Skuadra e Leicester ka dështuar të fitoj përsëri. Sonte ata barazuan me ekipin e Crystal Palace, me rezultat 1:1.

Të parët që shënuan ishin Crystal Palace në minutën e 58-të, me anë të Zahas, transmeton Indeksonline.

Leicester barazoj rezultatin në minutën e 83-të me anë të Barnes. “Dhelprat” po ashtu në minutën e 19-të huqën një 11 metërsh.

Skuadra e Rodgers me këtë barazim, mbetet 3 pikë larg Liverpoolit dhe i jep mundësi Evertonit apo Manchester Unitedit që të dalin në pozitën e dytë./Indeksonline/