75 Mall Live Search
10:43 / E Hënë, 25 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Leicester kontakton ish-trajnerin e Liverpoolit

Pas humbjes 1-4 kundër Crystal Palace, Leicester City ka bërë të ditur se ka shkarkuar trajnerin Cluade Puel.

Sipas mediave ishullore, Brendan Rodgers është objektivi kryesorë i “dhelprave” për postin e trajnerit.

Ish-menaxheri i Liverpoolit, aktualisht drejton skuadrën e Celticut, shkruan Indeksonline.

Por Rodgers është njeriu që do këtë lëvizje dhe kompensimi i tij është pakësuar që të ndërpresë marrëveshjen, ku ka edhe dy sezone të mbetura në Celtic Park.

Kuptohet që ai nuk dëshiron të largohet nga gjigandët skocezë në mes të sezonit, pasi synon të fitojë titullin e tretë radhazi. /IndeksOnline/