17:57 / E Shtunë, 16 Tetor 2021 / OSH

Leicester tepër i fortë për United

Skuadra e Leicester City ka shënuar fitore në shtëpi kundër Manchester United me rezultat 4-2, transmeton Indeksonline.

Këtë ndeshje të zjarrtë e hapi Greenwood me një super gol, për t’iu përgjigjur më pas edhe Tielemans me një gol mjaft të bukur, për rezultatin e pjesës së parë.

Caglar Soyuncu i dha epërsinë e parë vendësve, e më pas Rashford barazoi, mirëpo gëzimi i Djajve zgjati vetëm një minut pasi Vardy shënoi për 3-2.

Kur Manchester United shpresonin për një barazim, Patson Daka e vulosi ndeshjen.