Leicesteri dhe Chelsea në pjesën e parë ndahen në paqe

Leicesteri dhe Chelsea e kanë përfunduar pa gola pjesën e parë të ndeshjes së javës së 25 të ligës angleze.
Me posedimin e topit ka dominuar skuadra e Chelsea kurse gjuajtje drejt golit të dyja skuadrat nuk kanë pasur më shumë se një e të cilat po ashtu ishin pa rezultat.
Mirëpo më bashkëpunuese brenda skuadrës po tregohet Leicesteri të cilët kanë bërë më shumë pasime gjatë kësaj pjese të parë.
Lojë të ashpër ka pasur nga të dy skuadrat të cilat kanë bërë nga 26 ndërhyrje të rrezikshme, kështu vetëm me shanse të vogla dhe me shumë ndërhyrje ka përfunduar pjesa e parë në mes këtyre dy skuadrave./Indeksonline/.