23:10 / E Martë, 19 Janar 2021 / C E

Leicesteri merr kreun e Premierligës, Lampard bën gati “valixhet”

Leicester ka fituar ndeshjen e javës së 18-të të Premierligës, kundër Chelseas.

Dhelprat kanë mposhtur blutë e Londrës me rezultat 2-0, shkruan Indeksonline.

Golin e parë Leicester e gjeti në minutën e gjashtë takimit me anë të Ndidi.

Rezultatin e dyfishoi Maddison pesë minuta para përfundimit të pjesës së parë.

Kjo humbje mund t’i kushtoj Lampardit me shkarkim, pasi po konsiderohet si nga më të dobëtit e epokës së Abramovichit.

Leicesteri me këtë fitore ka marrë kreun e tabelës me 38 pikë, një më shumë se Manchesteri derisa Chelsea mbetet deri nesër në vendin e tetë me 29 pikë. /IndeksOnline/