15:25 / E Shtunë, 21 Shtator 2019 / indeksADMonline

Leicesteri përmbys Tottenhamin, shënon fitore të madhe

Tottenham Hotspur ishte në epërsi ndaj Leicester në pjesën e parë, por e dyta ishte fatale për ta. Golin për Spurs e shënoi Harry Kane në mënyrë të pabesueshme.

Vendasit u rikthyen fuqishëm në pjesën e dytë, ku fillimisht barazuan rezultatin me anë të Ricardo Pereiras në minutën e 69-të.

4 minuta para fundit talenti James Maddison i dhuroi fitoren ekipit të Leicesterit.

Të dyja ekipet kishin nga një gol të anuluar nga VAR-i, shkruan Indeksonline.

Me këtë rezultat, Leicester kalon përkohësisht në pozitën e dytë me 11 pikë nga 6 ndeshje, ndërsa Tottenham ngec me 8 pikë nga 6 ndeshje, ecuri kjo aspak e kënaqshme për finalistët e Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar./Indeksonline/