Leipzig del me deklaratë zyrtare rreth Werner

Ditët e fundit u raportua se sulmuesi i Leipzig, Timo Werner do të transferohet tek Chelsea gjatë merkatos verore.
Rreth këtyre raportimeve ka folur shefi i Leipzig, Oliver Mintzalff i cili ka thënë se nuk ka marrëveshje me skuadrën angleze.
‘Ishte e rëndësishme që ne ja vazhduam kontratën atij. Këtë e bëm sezonin e kaluar pasi që e rëndësishme për klubin tonë të ri që asnjë lojtarë të mos largohet si transfer i lirë’
‘Tash Timo Werner e ka në dorë situatën dhe jo ne. Deri më tani Werner nuk e ka përdorur klauzolën e largimit dhe askush nuk ka na dërguar kontratë transferimi’
‘Ne nuk kemi pasur bisedime me Chelsean. Ne nuk kemi asgjë për të raportuar rreth kësaj. Timo Werner është futbollist i Leipzig’ u shprehë Mintzalff./Indeksonline/