22:59 / E Shtunë, 06 Qershor 2020

Leipzig del me deklaratë zyrtare rreth Werner

Ditët e fundit u raportua se sulmuesi i Leipzig, Timo Werner do të transferohet tek Chelsea gjatë merkatos verore.

Rreth këtyre raportimeve ka folur shefi i Leipzig, Oliver Mintzalff  i cili ka thënë se nuk ka marrëveshje me skuadrën angleze.

‘Ishte e rëndësishme që ne ja vazhduam kontratën atij. Këtë e bëm sezonin e kaluar pasi që e rëndësishme për klubin tonë të ri që asnjë lojtarë të mos largohet si transfer i lirë’

‘Tash Timo Werner e ka në dorë situatën dhe jo ne. Deri më tani Werner nuk e ka përdorur klauzolën e largimit dhe askush nuk ka na dërguar kontratë transferimi’

‘Ne nuk kemi pasur bisedime me Chelsean. Ne nuk kemi asgjë për të raportuar rreth kësaj. Timo Werner është futbollist i Leipzig’ u shprehë  Mintzalff./Indeksonline/