75 Mall Live Search
19:35 / E Premte, 20 Gusht 2021 / OSH

Leipzig dëshiron transferimin e rebelit të Barcelonës

Klubi gjerman RB Leipzig është duke tentuar të “peshkoj” në Barcelonë.

Sipas Ferran Martinez, Leipzig ka filluar negociatat me Barcelonën për të transferuar mesfushorin, Ilaix Moriba, transmeton Indeksonline.

Moriba ka refuzuar të vazhdoj kontratën me Barcelonës dhe në fund të këtij sezonit do të jetë futbollist i lirë.

Klubi i Barcelonës i kishte ofruar një kontratë re Moribas por ai kërkonte rritje page, kusht të cilin katalunasit nuk ia kishin plotësuar.

Për shkak të sjelljeve të Moribas, Barcelona i ka treguar Moribas se nuk do ta lejoj as të luaj as për grupmoshat e reja./Indeksonline/