75 Mall Live Search
17:28 / E Shtunë, 28 Shtator 2019 / indeksADMonline

Leipzig mposhtet, Bajerni përfiton dhe rrëmben kreun

Leipzig u mposht si nikoqir i Schalkes me rezultat 1:3 duke e humbur kështu kreun e tabelës.

Në anën tjetër, Bajerni arriti të shënojë fitore 2:3 në udhëtim ndaj Paderborn, me ç’rast mori kreun e tabelës në Bundesligë.

Golat për bavarezët i shënuan Gnabry, Coutinho dhe Lewandowski, shkruan Indeksonline.

Schalke gjithashtu gjendet aty pranë në vendin e tretë me 13 pikë, aq sa ka edhe Leipzig në vendin e dytë, ndërsa një më shum tash e ka Bayern Munich./Indeksonline/