Leipzig në finale të Kupës së Gjermanisë
RB Leipzig është kualifikuar në finale të Kupës së Gjermanisë.
Skuadra nga Bundesliga mposhti Hamburgun me rezultat 1-3 në ndeshjen gjysmëfinale.
Golat për mysafirët i shënuan Poulsen (12’), Janjicic (53’ autogol) dhe Fosberg (72’).
Golin e vetëm për skuadrën nga Bundesliga 2 e shënoi Jetta në minutën e 24-të të ndeshjes.
Në finale Leipzig do të takohet me fituesin e gjysmëfinales tjetër që zhvillohet nesër, Werder Bremen – Bayern. /IndeksOnline/