11:17 / E Mërkurë, 10 Qershor 2020 / indeksADMonline

Leipzig po ‘lutet’ që Werder Bermen të bie nga liga

Leipzig mbetet skuadra më e interesuar për të transferuar yllin kosovar, Milot Rashica.

Futbollisti nga Vushtrria do të largohet nga Werder Bermen gjatë merkatos verore, transmeton Indeksonline.

Çmimi i tij në kushte normale është 28 milionë euro, por Leipzig ka një mundësi të artë që Rashicën ta transferoj për vetëm 15 milionë euro.

Kjo mund të ndodhë nëse Werder Bermen bie nga liga, atëherë Leipzig do të shpenzoj vetëm 15 milionë euro, pasi që në kontratën e Rashicës është e përfshirë një klauzol e tillë.

Rashica shihet si një zëvendësues ideal për Red Bull Leipzig./Indeksonline/