Leipzigu humb sulmuesin kryesor para finales së Kupës së Gjermanisë

Të shtunën do të zhvillohet ndeshja finale e Kupës së Gjermanisë për sezonin 2022/2023.
Skuadra e Leipzigut do të ketë punë me Eintracht Frankfurtin, shkruan IndeksOnline.
Tre ditë para kësaj sfide, skuadra e Leipzigut ka marrë një lajm aspak të mirë.
Sulmuesi portugez, Andre Silva ka pësuar një dëmtim muskulor dhe nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen më të rëndësishme të sezonit./IndeksOnline/