19:31 / E Premte, 17 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Leite Kaka trajner i ri i Milanit?

Ish futbollisti brazilian, Leite Kaka nuk e ka përjashtuar mundësinë e marrjes së timonit të Milanit. Pak javë pas pensionimit ngë futbolli, Kaka ka shprehur dëshirën për të vazhduar karrierën si trajner.

“E kam përfunduar karrierën si futbollist, por ende po ndjej se mund të luaj. Nuk e di se çfarë të bëj, ndoshta mund të vazhdoj karrierën si trajner. Rasti i Zidane më motivon më shumë pasi që ai ka treguar se të jesh i ri nuk do të thotë mos të jesh trajner i mirë” ka thënë Kaka.

I pyetur nëse do ta merrte drejtimin e Milanit, Kaka ka dhënë këtë përgjigje. “Pse jo? Gjithmonë e kam Milanin në zemër. Në secilin klub që kam luajtur kam lënë kujtime të mira. Edhe te Milani e di se e kam derën e hapur” përfundoi braziliani./Indeksonline/