75 Mall Live Search
19:30 / E Enjte, 23 Prill 2020 / indeksADMonline

Lejla Haziraj, mahnitë me interpretimin e këngës “Më fal” të Elvana Gjatës!

Edhe në këtë kohë pandemie, kursi muzikor për talent të rinjë “Aria”, në Suharekë vazhdon mësimin online.

Lejla Haziraj, po nga ky qytet, përveç që është një nxënëse e shkëlqyeshme, ajo është një fëmijë i talentuar, dhe posedon një shpirt artistik, shkruan Indeksonline.

Kjo vërehet më së miri nga interpretimet e saj të shumta, e që kësaj here e bëri cover këngën “Më Fal” të Elvana Gjatës, ku i mahniti të gjithë.

Lejla është fituese e çmimit të parë në “Theranda Fest 2019”, me këngën “Planeti Blue”, tekstin e së cilës ia shkroi Defrim Behluli nga Gjilani.

Ajo ka qenë mysafire në Rtv21 në emisionin për fëmijë “Petalet”, si dhe në RTK në programin festiv të Vitit të Ri 2020.

Artan Elshani nga kursi “Aria”, me shumë durim dhe përkushtim i angazhon fëmijët nga distanca, që ti kalojnë më lehtë këto ditë izolimi, të shprehin talentin dhe të ruajnë kontinuitetin e aktivitetit.

Lejlës i pëlqen vallëzimi, vijon në kursin e kitares, por vend të veçantë në shpirtin e saj, ka këndimi dhe dashuria për skenën. Nga vogëlushja presim shumë në të ardhmen, dhe padyshim që suksesi i saj do të jetë i garantuar.

Talentët e rinjë të Suharekës janë falënderues dhe me fat për mundësinë dhe punën profesionale që ju ofron ky kurs./Indeksonline/