75 Mall Live Search
21:42 / E Mërkurë, 03 Korrik 2019 / indeksADMonline

Lejoi qenin të hynte në xhami, gruaja katolike rrezikon dënim me burg!

Kjo grua mund të dënohet me 5 vite burg, lejoi qënin të hynte në xhami!

Objektet fetare kanë disa rregulla të cilat duhet respektuar nga të tjerët.

Kështu, një grua katolike nga Indonezia e cila ka thyer rregullat mund të dënohet deri me 5 vite burg pasi që e njëjta lejoi qenin të vraponte brenda një xhamie.

Kujtojmë faktin se qentë konsiderohen si një kafshë e papastër nga myslimanët konservatorë. Ndër akuzat përfshihen edhe këpucët e gruas, të cilat janë një tjetër shenjë mosrespekti për xhaminë.

Pamjet janë publikuar online, ku duket se debaton me hoxhën e xhamisë. Kur ai e pyeti se çfarë feje i përket, ajo dëgjohet duke i thënë “katolike” para se ti thoshte se donte të martohej me burrin e saj në xhami.

Ndërkohë klerikët më të lartë të Islamit bënë thirrje për qetësi mes frikës se mund të shkaktojë zënka mes myslimanëve e katolikëve.