10:19 / E Enjte, 23 Qershor 2022 / AR

Lekaj: Çështja e Trustit jetike për qytetarët, ata kanë nevojë për ndihmë e jo për retorikat boshe të kryeministrit

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka thënë se çështja e Trustit është jetike për qytetarët.

Lekaj thotë se çdo ditë merr shumë telefonata nga qytetarët, të interesuar rreth kësaj çështje.

Sipas Lekajt, gjendja është e rëndë në terren.

“Kryeministër, qytetarët kanë nevojë për ndihmë e jo për retorikat tuaja boshe!”, shkroi Lekaj.