Lekaj: Deputetët e VV-së skanë ardhur në seancë se ndoshta janë duke ngrënë plazma keksa me qumësht

Kuvendi po mban seancë të jashtëzakonshme të thirrur nga opozita rreth krizës së furnizimit me ushqim.
E në fjalën e tij deputeti i AAK-së Pal Lekaj, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit tha se nuk ka moment të vështirë se të diskutohet furnizimi me ushqim për FSK-në.
“Nuk ka moment më të vështirë që para qytetarëve ta bisedojmë një çështje kaq të ndjeshme, siç është furnizimi me bukë për ushtrinë tonë”, tha ai.
Madje deputeti Lekaj ironizoi edhe me mungesën e VV-së në këtë seancë, ku tha se ndoshta janë duke ngrënë produkte serbe.
“Ndoshta janë duke hëngër plazma keksa me qumësht, që ata sot e kanë furnizuar Kosovën me heqjen e masave. Por nuk ka diçka më të keqe që sot ne japim një mesazh që ushtarët tanë duhet të mendojnë për kafshatën e gojës”.
Seanca po vazhdon ende,/Indeksonline/