10:48 / E Enjte, 14 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Lekaj-Hotit: Mos u mundoni me neglizhencë të hidhni fajin diku tjetër

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj i është kundërpërgjigjur Avdullah Hotit të LDK-së lidhur me kontratën e nënshkruar me kompaninë “Bechtel Enka”.

Lekaj ka thënë se kontrata nuk negociohet pasi të nënshkruhet, raporton Indeksonline.

“Mos u mundoni që me neglizhencën tuaj të hidhni fajin diku tjetër. Ju kuptoj që jeni në pozitë të keqe, por duhej të merrnit vendime sipas kontratës në fjalë. Nuk po them asgjë më shumë apo më pak”, ka thënë Lekaj. /Indeksonline/