11:22 / E Martë, 17 Shtator 2019 / indeksADMonline

Lekaj ia merr Mimozës anëtarin e Alternativës, në Gjakovë

Pal Lekaj, ministër në detyrë i Infrastrukturës, njëherësh kandidat për deputet i AAK-së ka bërë të ditur se ia ka marrë një anëtar Alternativas së Mimoza Kusari-Lilës.


Fjala është për Samson Duzhanin, që ka qenë kandidat i Alternativës për këshilltar në Komunën e Gjakovës.

Postimi i Lekajt:

Edhe Samson Duzhmani, 100% Kosovë.

Njerëzit binden me punë se cili është drejtimi i duhur për Kosovën. Samsoni, një i ri me ambicie të larta politike që ka përfunduar studimet e shkencave sociale në Tiranë, sot po i bashkohet projektit më të mirë për vendin, 100% Kosovë me guxim, dije dhe përkushtim.

Unë mbetem i njëjti, i vendosur për të punuar për të mirën e këtij vendi.