22:27 / E Shtunë, 07 Shtator 2019 / indeksADMonline

Lekaj kandidon për deputet, thotë se janë të gatshëm për fitorën për Kosovën!

Ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka deklaruar se është përsëri në garë për të përfaqësuar popullin.

Lekaj përmes një shkrimi në facebook ka treguar se sot me besimin e Haradinajt, AAK-së dhe PSD-së, i është futur përsëri garës për deputet, transmeton Indeksonline.

Ai ka deklaruar se janë të vendosur për të vazhduar progresin e shtetit.

Shkrimi i plotë i  tij në facebook:

Më të gatshëm se kurrë për fitoren e nevojshme për Kosovën!

Të vendosur për të vazhduar progresin që shteti ynë përjetoi për dy vjet. Dëshmuam që jemi të duhurit për të mirën e Kosovës dhe tubimi i sotëm e vulosi këtë.

Sa falënderues, po aq dhe me përgjegjësi ndjehem sot kur me besimin e Ramush Haradinajt, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Social Demokrate, jam përsëri në garë për t’ju përfaqësuar juve, qytetarë të dashur.

Numri im me fat në këtë rrugëtim është 7.

Bashkë do t’ia dalim, për 100% Kosovë!