22:18 / E Diele, 08 Shtator 2019 / indeksADMonline

Lekaj me qytetarët e Dolit: Do të jemi bashkë për 100% shtet

Ish-ministri Pal Lekaj i është futur garës për deputet në zgjedhjet që do të mbahen me 6 tetor.

Ai sot është takuar me qytetarët e bashkësisë lokale të Dolit, ku i është dhënë konfirmimi se edhe në këto zgjedhje, ashtu siç kanë qenë gjithmonë, do të jenë bashkë për 100% shtet.

“Entuziazmi i fitores së madhe vërehet me së miri te qytetarët e bashkësisë lokale të Dolit. Një bashkëbisedim përmbajtësor dhe një konfirmim se edhe në këto zgjedhje, ashtu siç kemi qenë gjithmonë, do të jemi bashkë për 100 % shtet. Numri im është 7. 100% Kosovë”, ka shkruar Lekaj në facebook./Indeksonline/