Lekaj: Me votat që i ka opozita, ne jemi në pushtet edhe dhjetë vite
Ministri i Infrastrukturës, njëherësh nënkryetar i AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se opozita nuk e ka serioze iniciativën për rrëzimin e Qeverisë, pasi sipas tij nuk i kanë numrat në Kuvend.
Lekaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se mospajtimet mes partnerëve të koalicionit qeverisës vetëm sa do ta ndikojnë pozitivisht në qeverisjen e vendit.
“Kur jemi te opozita, ju e dini që prej ditës së parë ne kemi qenë të rrëzuar. Iniciativat e tyre nuk i shoh serioze, sepse sikur të kishin votat ne nuk do të ishim në qeveri… Nuk i kanë as 50 vota e lëre më tjerat”, tha ai.
Lekaj ka shtuar më tej se “është normale që opozita të kërkojë mocion dhe në momentin që ata kanë votat, ne s’kemi çka…është kushtetuese”.