Lekaj-Mustafës: Facebook-u ju la në shtëpi!
Po vazhdon debati mes ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj dhe Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.
Lekaj i është kundërpërgjigjur përsëri Mustafës përmes një postimi në Facebook, duke i thënë Ish Kryeministër, e dimë të dytë që po bëhen gjëra të mëdha, por nuk jam “zoti” siç po më drejtoheni.
Ja postimi i plote i Lekaj:
Ish Kryeministër, e dimë të dytë që po bëhen gjëra të mëdha, por nuk jam “zoti” siç po më drejtoheni.
Ka ikur koha juaj kur keni ndikuar në drejtësi. Facebook-u ju la në shtëpi, sepse nga ky rrjet nuk rregullohen gjërat dhe për më tepër, akuzat që po bëni nuk ju kanë hije, si njeri i përgjegjshëm, i dini adresat, nëse keni argumente.