07:59 / E Hënë, 05 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Lekaj në konferencë për media pas rrëshqitjeve të dheut në Veternik

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj pritet të mbajë sot konferencë për media,lidhur me situatën e krijuar në segmentin rrugor Veternik-Prishtinë, në hyrje të kryeqytetit, lidhur me rrëshqitjet që kanë ndodhur si pasojë e vërshimeve të mëhershme, në vendpunishten e zgjerimit të kësaj rruge, transmeton Indeksonline.

Konferenca për media mbahet në ambientet e Ministrisë së Infrastrukturës, kabineti i ministrit me fillim nga ora 15:00./Indeksonline/