75 Mall Live Search
18:23 / E Mërkurë, 25 Prill 2018 / indeksADMonline

Lekaj në Slloveni, flet për problemet e kosovarëve gjatë kalimit të kufirit me Serbinë

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj është duke marrë pjesë në samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor për TENT-T që po mbahen në Lubjanë të Sllovenisë.

Me këtë rast,Lekaj ka theksuar problemet që po i hasin qytetarët e Kosovës gjatë kalimit të kufirit me Serbinë për shkak të pengesave nga autoritetet serbe përkundër nënshkrimit të marrëveshjeve në procesin e dialogut, transmeton Indeksonline.

Ky është postimi i plotë:

Në samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor për TENT-T që po mbahet në Ljubljan të Sllovenisë, nën patronatin e Komisionit Evropian, ku po marrin pjesë vendet si Polonia, Çekia, Rumania, Greqia, Qipro, Italia, Sllovenia, Kroacia dhe gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Gjatë këtij samiti, u takuam me Komisioneren Violeta Bulc dhe Ministrat homolog të rajonit të Ballkanit Perëndimor, me të cilët i ndamë përvojat, të arriturat pengesat dhe mundësitë për bashkëpunim ndërmjet vëndeve tona sa i përket sigurisë në rrugë dhe kalimit kufitar. Në fjalën time theksova problemet që po i hasin qytetarët e Kosovës gjatë kalimit të kufirit me Serbinë për shkak të pengesave nga autoritetet serbe edhe përkundër nënshkrimit të marrëveshjeve në procesin e dialogut për lehtësim të kalimit të kufirit ndërmjet dy vendeve tona.

E rëndësishme është se në konkluzionet e këtij takimi janë dakorduar dy deklaratat që kanë të bëjnë me sigurinë në rrugë dhe kalimin kufitar, ku Republika e Kosovës njihet si vend i barabartë me vendet e tjera në kuadër të përgjegjësive që shprehin këto dy deklarata.