75 Mall Live Search
13:02 / E Enjte, 20 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Lekaj nënshkruan kontratën për projektin e rrugës Mitrovicë –Milloshevë

Ministria e Infrastrukturës përmes një komunikate për media ka njoftuar se ministri Pal Lekaj, të enjten e nënshkroi kontratën për realizimin e punimeve në segmenitin Mitrovicë – Milloshevë, pjesë e projektit të rrugës M2 (Prishtinë – Mitrovicë).

Lekaj theksoi rëndësinë e këtij projekti, që do të ndihmojë në qarkullimin më të lirë të automjeteve në këtë aks rrugor të frekuentuar. 

 “Duke e përgëzuar Njësinë Implementuese për punën e jashtëzakonshme dhe respektimin e afateve kohore tkërkori nga kjo njësi që të vazhdojnë me përkushtimin e deritashëm edhe në detyrat tjera në mënyrë që qytetarëve tanë t’u ofrohen rrugë me standarde dhe cilësi të lartë”, thuhet në komunikatën e MI-së.