21:31 / E Diele, 19 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Lekaj pas fitores së Gjinit: Mimi “më vije keq”

Katër vite pas humbjes së Gjakovës, AAK e riktheu përsëri atë. Ardian Gjini arriti që në balotazhin e sotëm ta mund kundërkandidaten e tij, Mimoza Kusari Lila.
Fitores së Gjinit i është gëzuar edhe ish kryetari i Gjakovës, tash Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj.

Përmes një postimi në facebook, Lekaj ka shkruar se Gjakova është zonë operative e Ramush Haradinaj.

Ky është postimi i plotë :

Ramush Haradinaj, Komandant n’luftë, komandant n’paqe. Gjakova zonë operative e tij, ushtarët e Ti, qytetarët e Gjakovës.
Mimi “me vije keq”!