75 Mall Live Search
13:16 / E Enjte, 22 Shtator 2022 / AR

Lekaj – Qeverisë për grevën në arsim: Është koha të ofroni zgjidhje, mjaft i ofenduat mësimdhënësit

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të ofrojë zgjidhje për ndaljen e grevës së mësimdhënësve.

Gjatë debatit ku po diskutohet në Kuvendin e Kosovës për grevën e mësimdhënësve, Lekaj ka thënë se greva ka bllokuar aspektin institucional dhe shoqëror të vendit.

“Pra, janë dy ҫështjë përballë njëra tjetrës, njërën anë e kemi një Grevë të të gjitha sindikatave të cilat janë me kërkësa konkrete dhe të drejta e gjithashtu një Qeveri e cila nuk preokupohet për të dhënë alternativa dhe për të zgjidhur këtë ngërҫ”, ka thënë Lekaj.

Tutje, Lekaj ka shtuar se nuk është momenti që SBASHK-u dhe sindikatat e tjera të goditen në forma të ndryshme, ndërkaq i bëri thirrje Qeverisë që të reflektojë për gjetjen e një zgjidhjeje. 

Nuk kemi kohë për të humbur pasi janë duke pësuar nxënësit të cilët janë e ardhmja e Kosovës, duke pësuar janë mësimdhënësit nga nevoja e tyre mbi kërkesat e parashtruara, duke pësuar janë prindërit të cilët duhet të mos punojnë për tu përkujdesur për fëmijët’, shtoi Lekaj.

“Është koha që Qeveria të bëjë zgjidhje, prandaj ju bëj thirrje qe ti plotësoni kërkesat e sindikatave dhe shteti të kthehet në normalitet. Mjaft i ofenduat mësimdhënësit, ofroni zgjidhje”, përfundoi Lekaj.