Lekaj: S’ka krizë qeveritare, s’do të ketë zgjedhje sivjet
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh ministër i Infrastrukturës dhe Transportit në Qeverinë e Kosovës, ka folur për raportet ndërmjet partive në koalicionin qeverisës të vendit.
Lekaj ka mohuar të ketë krizë brenda qeverisë së udhëhequr nga Ramush Haradinaj.
“Qeveria është stabile. Koalicioni funksionon korrekt, sado që ka zhurma të mëdha nga opozita, por edhe mendime të ndryshme brenda koalicionit…”, ka theksuar Lekaj.
Mendimi ndryshe i kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kryetar i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në krahasim me kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh kryeministër, Haradinaj, për taksën ndaj Serbisë, sipas Lekajt “nuk do të ndikojë në punën e Qeverisë së Kosovës”.
“Ta rrëzosh njeriun që po e mbron vendin e vet, është e pakuptimtë”, është shprehur Lekaj duke mohuar se Qeveria Haradinaj është gati të bjerë.
“Nuk ka qeveri gjithëpërfshirëse, as qeveri teknike”, ka shtuar nënkryetari i AAK’së në T7.